Këshilla elementare për t’u dukur bukur çdo herë

Të jesh e çrregullt sa i përket pamjes nuk do të thotë që keni flokët e yndyrshme, apo jeni vetë të palarë. Ka faktorë të tjerë që kontribuojnë në pamjen tuaj, që ju dukeni të jo në rregull. Dritare.net ju sjell një listë, nga e cila ju mund të mësoni dhe të kuptoni çfarë po bëni gabim.

Flokët

Ndonjëherë rrënjët e flokëve janë një ndikues negativ i pamjes tuaj, dhe ajo çfarë ju duhet të bëni është t’i lyeni në një ngjyrë tjetër, ose në ngjyrën tuaj natyrale.

Lidhësja e flokëve në dorë

Mund të jeni shumë të zëna dhe flokët lëshuar i mbani veç kur jeni në lëvizje. S’ka problem për këtë, por lidhësen e flokëve mos e mbani në dorë, sepse ngjan shumë keq.

Flokët topuz

Ju ndonjëherë shpejt e shpejt i kapni flokët topuz dhe dini nga shtëpia, por e keni menduar ndonjëherë se me flokët e kapura ashtu nuk dukeni bukur. Dritare.net ju sugjeron të hiqni dorë nga ky model, dhe mund t’i kapni bisht, ose gërsheta.

Thonj të shkujdesur

Njerëzit i vënë re detajet, dhe mos mendoni se duke mos u kujdesur për thonjtë do të jeni njësoj.  Përpiquni t’i mbani thonjtë estetikë, duke u kujdesur për ta.

LEXO DHE :  Një magji e vërtet në shtëpinë e Chiara Ferragni për Krishtlindje

Mbajtja e dy çantave

Nëse po shkon në Pazar, merr qese pazari, por jo dy çanta të mëdha, sepse ngjan shumë e koklavitur.

Duke treguar të brendshmet

Njerëzit do fillojnë të mendojnë për ju “a e shikon veten në pasqyrë kjo?”, nëse ju visheni pa i kushtuar vëmendje detajeve. Dhe një detaj janë dhe rripat e sytjenave.

Lëkurë e thatë

Lëkura ka nevojë për hidratim. Një lëkurë e thatë tregon më shumë rrudhat, dhe papastërtitë.

Maja të djegura

Flokët me maja të dyfishta janë një element negativ në pamje. Sapo të krijohen, dritare.net ju sugjeroni t’i hiqni.

Buze të plasaritura

Nëse aplikoni ngjyrë të ndezur në buzë të plasaritura, ju do dukeni tmerrësisht keq. Tregoni kujdes kur bëni zgjedhje, këshillon dritare.net.

 

Përshtatni flokët me stilin e veshjes

Nëse keni veshur një fustan të zbuluar mbajini flokët lëshuar, e nëse keni veshur një golf ju mund t’i mbani të mbledhura./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.