Kërkohet votëbesim, May: Rruga që kam zgjedhur është e drejtë
E Enjte 15 Nëntor 2018, 20:08
Dritare.net
8 zyrtarë të lartë, mes tyre 4 ministra janë dorëhequr duke kundërshtuar kështu planin e May për daljen nga BE.
Anëtarët dhe zyrtarët e partisë së saj, tanimë kanë nisur dërgimin e letrave ku po kërkohet një votëesim për Theresa May.
Por, kur votëbesimi duket që është shumë afër, kryeministrja ka këmbëngulur se rruga që ka zgjedhur është mjaft e drejtë.
"Unë besoj me çdo fibër të qenies sime se kursi që kam vendosur është i drejtë për vendin tonë dhe për të gjithë njerëzit tanë", tha ajo./ I.M-Dritare.net