Kërkesa për qeverinë: TVSH për biznesin e vogël të shtyhet në fillim të 2019
Dritare.net
Por, në lidhje më këtë skemë Konfindustria përmes një deklarate ka bërë të ditur se do t’i drejtohet zyrtarisht qeverisë që zbatimi i kësaj skeme të shtyhet deri në fillimin e vitit 2019.
“Mbështetur në të dhënat zyrtare janë me mijëra biznese të vogla, që sipas Drejtorisë së Tatimeve po kalojnë më shpejtësi në mbyllje të sforcuara si pasojë e përfshirjes në skemën e TVSH. Konfindustria, duke e mbështetur parimisht vlerëson, se shtrirja e TVSH mbi biznesin e vogël me qarkullim vjetor mbi 2 milion/lekë nuk duhet të ndërmerret si një akt i veçuar, por pjesë e një procesi të mirëstudiuar profesional, institucional dhe ligjor për ndikimin e një mase të tillë në ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptare në afatgjatë.
Masa e mësipërme ka vetëm ndikim të tërthortë dhe jo të drejtpërdrejtë në uljen e nivelit të informalitetit në ekonomi. Në rast të kundert pasojat do të jenë mbyllja e disa mijëra biznesesh të vogla, që do të kërkojnë mbështetje sociale papunësie nga buxheti, monopolizim sektorial, rrezikim masiv të prodhimit vendor, që punon me cikël të mbyllur për tregun e brendshëm dhe favorizim i prodhimeve të importit. Gjithashtu, vështirësia objektive e menaxhimit nga institucionet fiskale përgjegjëse të skemës së zgjeruar të TVSH, rrezikon të prodhojë problematika financiare për buxhetin e shtetit dhe njëkohësisht rritjen e mundësive për abuzime dhe korrupsion”,-thuhet në deklaratë./ I.M-Dritare.net