Kërcënon PD: Nuk do të ketë zgjedhje në Kavajë

Pasi presidenti Nishani dekretoi datën e zgjedhjeve për kryen e bashkisë së Kavajës, vjen reagimi i PD. Edi Paloka në emër të PD-­së ka deklaruar prerë se “në Kavajë nuk do të ketë zgjedhje”. Në një prononcim për mediat, Paloka tha se presidenti zbatoi detyrimin kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve, por “PD nuk tërhiqet nga vendimi i saj i bojkotit”. Kreu i Grupit të PD­së, Edi Paloka ka qenë i prerë teksa ka deklaruar se PD nuk futet në asnjë proces zgjedhor me Ramën kryeministër.

LEXO DHE :  Video/ Policia bullgare tenton t’i spërkasë protestuesit me piper djegës, por era ua kthen mbrapsht

“Sot nuk është më koha për të pyetur Ramën, ai e ka humbur mundësinë për të dhënë apo jo vendime për atë që do vijë më pas, Rama është i përjashtuar nga qytetarët dhe çdo vendim që do të merret do të merret pa Ramën”­ tha Paloka.

Me dekret të posaçëm, Nishani ka vulosur datën 7 maj si ditën kur Kavaja do të zgjedhë kryetarin e ri të bashkisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.