Kërcënoi dhe grabiti biznesmenin italian, arrestohet shqiptari

Një 25-vjeçar është prangosur nga policia italiane, pasi akuzohet për grabitjen e një biznesmeni në derën e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, në Modica.

Sipas medieve italiane, shqiptari se bashku me ndihmësin e tij, e kanë grabitur biznesmenin në momentin kur ky i fundit  po hynte në shtëpi. Grabitësit ishin të maskuar dhe të pajisur me pistoletë dhe thikë.

Në derën e shtëpisë ata i vendosën thikën në fyt biznesmenit dhe e shtynë me forcë brenda apartamentit.

LEXO DHE :  Më i dashuruar se kurrë, Bes Kallaku do t’ju përlotë me postimin pas lindjes së vajzës

Ata arritën t’i marrin 800 Euro dhe më pas u larguan në rrugicat e lagjes. Biznesmeni ka lajmëruar menjëherë policinë dhe pas aksionit të tyre, u arrit të kapet vetëm shqiptari 25-vjeçar Theodhori Grabova. Policia italiane ka thënë së, 25-vjeçari  është person me precedent të mëparshëm penalë në fushën e lëndëve narkotike. Ndaj 25-vjeçarit ka dhe një mandat për dëbimin e tij nga Italia, por që nuk ishte ekzekutuar./K.Ç/dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.