Kërcënohet Nazimeja, do ta bëjmë të keqen siç na e bëre
Dritare.net
Të paktën kështu është shprehur 22 vjeçarja në dëshminë e dhënë në komisariatin nr.4 në Tiranë.
Përveç deklaratave në media, e veja e Fiqiriut dhe djali i saj, sipas Nazimes, pakënaqësitë në lidhje me lirimin e saj ia kanë transmetuar direkt në formën e kërcënimit dhe dhunës psikologjike.
Në Polici, 22-vjeçarja është shprehur se gruaja e Fiqiri Muçës, bashkë me djalin, e kanë telefonuar dhe e kanë kërcënuar seriozisht me jetë, duke i thënë se do ta vrasin.
Burime nga Policia e Tiranës thanë se oficerët e Komisariatit nr.4 kanë referuar materialet në Prokurori për kanosje. Ndërsa dje kanë depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesëpadinë për lëshimin e një urdhri të menjëhershëm mbrojtjeje, vendim që pritet të merret sot nga togat e zeza.