Keqtrajtonte gruan në sy të fëmijës, arrestohet shqiptari në Itali
E Diel 1 Korrik 2018, 13:01
Dritare.net
Për vite më radhë 24-vjeçarja ka qenë e dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht nga bashkëshorti i saj shqiptar. Të paktën kështu ka deklaruar në prokurori gruaja e shqiptarit. Ndërkohë, ajo gjithashtu është shprehur se, pas rrahjes dhe poshtërimit, ai e detyronte atë të bënin seks, përpara djalit të tij 3-vjeçar. Gjithashtu 24-vjaçarja është shprehur se, ka 4 vjet që bashkëshorti e keqtrajton atë.
Mësohet se tashmë, shqiptari ndodhet në burgun e Fuorinit, dhe policia po heton për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes./ K.C/dritare.net