Keni probleme me thonjtë? Ja këshillat që do ju bëjnë të sigurta
Dritare.net
Kohët e fundit është përhapur shumë frika ndaj sëmundjeve që mund të shkaktohen si pasojë manikyrit që përdoren në thonj.
Tani gati të gjithë vajzat zgjasin thonjtë në mënyrë jo natyrale dhe i bëjnë në modele dhe ngjyra të ndryshme. Por në fakt ky veprim shkakton sëmundjet e lëkurës. Nga studime të ndryshme thuhet se duhet të keni më shumë kujdes nga pajisjet dhe produktet që ju përdorni.
Dritare.net sot në këtë artikull ju sjell disa këshilla shumë të nevojshme për mënyrën sesi duhet të veproni kur bëni manikyr.
Çanta e mjeteve
Mjetet që përdorni për thonjtë duhet t’i sterilizoni gjithmonë para se ju të filloni, dhe kur të mbaroni.
Zgjidhni sallonin e bukurisë ku keni marrë informacion nëse aty çdo gjë është e pastër dhe që s’të sjell probleme.
Këta shkopinj druri mund të përdoren vetëm njëherë
Duhet të jeni shumë të vëmendshme kur jeni në sallon, gjatë përdorimit të letrave dhe shkopinjve të drurit që përdoren për rregullimin e manikyrit. Ndodh në të gjitha sallonet që për kursim parash, vendosin një peshqir të zakonshëm nën duart e klientit, të cilat shkunden pas procedurës. Por në fakt është diçka e palejueshme sepse secila dorë duhet të ketë një pecetë të veçantë, të pastër.
Procedura nuk duhet të zgjasë më shumë se një orë
Para se të filloni aplikimin e manikyrit, pyesni vajzën që do merret me thonjtë tuaj, sesa kohë do ju duhet për të kryer këtë procedurë. Nëse ju thotë do të duhen vetëm 30 minuta, dritare.net ju sugjeron të kërkoni një sallon tjetër. Një manikyr klasik zgjat rreth një orë, ku merren 40 minuta duke hequr kutikulat dhe duke formuar thonjtë. Duhen 20 minuta për të mbuluar thonjtë me manikyrin e thonjve. Natyrisht që mund të bëhen edhe për 30 minuta por pas një jave do të shikoni që asgjë s’është në rregull me thonjtë.
Shikoni mirë sesa cilësorë është manikyri në sallonin ku ju shkoni
Është e njëjta gjë si me kohëzgjatjen që të merr ky proces. Nëse duhen 1 orë të paktën dhe në sallon të thonë për 30 minuta mbarojmë, duhet të dini se keni shkuar në vendin e gabuar. Gjithashtu nëse shkoni në sallon dhe shikoni se manikyri që specialistja përdor produkte të lira jo cilësore, duhet të ndryshoni vend.
Si klienti dhe specialistja duhet të mbrohen gjatë rregullimit të thonjve, sepse pluhuri që shkaktohet nga thonjtë apo edhe era e manikyrit dhe xhelit mund t’ju dëmtojë, sidomos për personat alergjikë.
Përveçse kujdesit ndaj klientëve që është shumë i rëndësishëm, që lidhet drejtpërsëdrejti me shëndetin e tyre, kujdes nga ana e stafit të sallonit duhet treguar edhe për ambientin. Vendi duhet mbajtur i pastër dhe hapësira e punës të jetë e organizuar.
Mbani revista dhe katalogje mode dhe rreth thonjve në sallon, që vajzat mos mërziten/A.C/dritare.net