Keni probleme me këmbët? Ja 9 trajtimet që do ju ndihmojnë

 

Ndonjëherë u japim shumë vëmendje flokëve ose fytyrës dhe harrojmë se sa të rëndësishme janë këmbët. Na fryhen, na çahen apo mbajnë vërtet erë shumë të keqe. Prandaj është shumë e rëndësishme të tregoni kujdes me këmbët.

Duhet të dini se si të qetësoheni  në darkë, pas një ditë të lodhshme ose kur qëndroni për shumë orë në këmbë me taka. Dritare.net  ju sjell sot  rekomandime që ju ndihmojnë të mbani këmbët tuaja të shëndetshme.

Mos përdorni pedikyrë

 

Është shumë e rekomandueshme që çdo natë këmbët ti mbani për disa minuta në ujë të ngrohtë, sepse zbutet lëkura dhe ndihmon në mos çarjen e saj dhe i bën të duken të pastra.

Vishni këpucë të përshtatshme

Takat e larta janë shumë të dëmshme sepse ngurtësojnë nyjet  dhe ju shfaqin dhimbje në këmbë.As shapkat ose këpucët e sheshta nuk janë të rekomandueshme nëse ato nuk kanë një bazë të mirë dhe të duket sikur po ecën zbathur.Zgjidhni këpucët e duhura që mos keni probleme të tilla me këmbët.

 Sportet nuk bëjnë gjithmonë mirë

Jo çdo sport është i shëndetshëm për të gjithë. Duhet ta kuptoni dhe vetë për shembull, pas herës së parë apo të dytë kur e zhvilloni. Nuk mund të bëhesh kampion i maratonës  së vrapit  sa hap e mbyll sytë, nëse më parë nuk keni bërë asnjëherë vrap.

 

Masazhet e këmbëve

Si çdo pjesë tjetër e trupit edhe këmbët kanë shumë nevojë por masazh. Është  mënyra më e mirë për të lehtësuar dhimbjet dhe ngurtësinë, gjithashtu çlodh shumë muskujt.

Kryeni ushtrime relaksuese pas një ecje në këmbë

Është  shumë e lehtë për ti bërë edhe vetë ushtrimet në shtëpi. Uluni në një karrige dhe një llastik të hollë e vendosni te dy gishtërinjtë e mëdhenj  të këmbëve. Përsëriteni këtë veprim 10 herë nga 5 sekondaKëto ushtrime do ju ndihmojnë për të pasur tensionin në rregull.

LEXO DHE :   Policia në kërkim të ish-kryeministrit, Gruevski kërkon azil në Hungari

Ngrini këmbët lart

 A keni përjetuar ndonjëherë ënjtje në këmbë dhe nyje gjatë pasdites? Mënyra më e mirë për të ndihmuar në përmirësimin e kësaj gjendje është kjo, që ti ngrini këmbët mbi një jastëk ose diçka tjetër dhe do shikoni që do keni rezultat. Do ndiheni të qetësuar dhe të lehtësuar nga dhimbja por mund të bëni dhe vizitën të mjeku për siguri.

Ndaloni duhanin, është e lehtë

Nëse keni dhimbje të forta në duar dhe në këmbë, të shfaqen plagë në to. Duhet vetëm ta gjeni ngërçin te vetja. Nëse ju pini duhan, dhe keni këto probleme me shëndetin , duhet ta lini sa më parë atë. Thithja e tymit të duhanit ndikon në qarkullimin e gjakut.

Trajtoni kallot  

Kallot janë problemi kryesor kur bëhet fjalë për këmbët. Të japin shumë dhimbje dhe qelizat e vdekura në lëkurën e padëshiruar nuk hiqet lehtë. Mos vishni këpucë që nuk ju bëjnë, ose kur kanë preje më të vogël se këmba juaj sepse e dëmtojnë shumë dukë shkaktuar kallot.Çdo natë i mbani për disa minuta në ujë që ato të zbuten dhe ta keni më të lehtë për të hequr lëkurën e zverdhur.

Çaji ndihmon në zhdukjen e erës së keqe nga këmbët

Kur jeni në ecje dhe djersini, brenda në këpucë prodhohet një erë shumë e fortë. E rëndësishme është ti lani këmbët sapo të zhvishni këpucët, i thani ato me kujdes dhe i pastaj i zbusni me një krem antibakterial.Çaji i zi është ilaçi i vetëm që ju ndihmon në heqjen e erës së keqe. Përgatisni çajin dhe i mbani për 30 minuta aty./A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.