Keni një blog, ja si mund ta ktheni në biznes!

Gjithsecili ka një blog në ditët e sotme, dhe nëpërmjet tij ju mund të bëni biznes. Por, nuk është aq e lehtë që të fitosh para. Ju nuk mund të zgjoheni në mëngjes të bukur, dhe ti thoni vetes do hap një blog, do të fitoj para. Paratë e blogut nuk bëhen brenda një nate, ajo që iu duhet juve është një plan strategjik. Dritare.net ju ka sjellë disa rregulla që duhet të ndiqni për të qenë i suksesshëm me një blog.

1. Hapni blogun.

Shqyrtoni mundësitë e ndryshme për të fituar para, zgjidhni një audiencë për t’i shërbyer, zgjidhni një platformë blogimi, emrin e domenit dhe filloni punën. Gjithashtu, planifikoni strategjinë tuaj të botimit.

2. Hidhni postimin tuaj edhe në blogje të tjera.

Related image

Kjo do të thotë që ju shkruani një postim në blogun e një personi tjetër. Kjo do të bëjë të tjerët të ndjekin blogun tuaj.

3. Filloni shkrimin e pavarur.

Related image

Në fillim, mund të jetë e vështirë të fitoni para nga blogu, kështu që mund të provoni dorën tuaj në të gjitha, për të financuar shpenzimet e blogut, prandaj nevojitet shkrimi i pavarur.

4. Prezenca në media sociale.

Image result for be present in social media

Sa më shumë platforma të mediave sociale mund të përdorni, aq më mirë për ju. Rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Twitter etj, janë një ndihmës shumë i madh që blogu të pësojë rritje shikueshmërie.

LEXO DHE :  9  zakonet  që janë vërtet të këqija për ty

5. Lidhuni me blogerët e tjerë.

Related image

Ashtu si blogu, shkrimet e bëra vetë, promovimi në blogjet e miqve dhe rritja e platformës sociale, ju duhet të lidheni edhe me blogerët e tjerë. Kjo mund të bëhet duke komentuar në postimet e tyre, duke u dërguar atyre email  dhe duke marrë pjesë në konferenca të përbashkëta.

6. Rrisni listën e email-eve tuaja.

Image result for Grow Your Email List

Ju duhet të filloni mbledhjen dhe rritjen e listës suaj të email-it sa më shpejt që të jetë e mundur pasi ato do të jenë një aset thelbësor.

7. Rrisni audiencën.

Related image

Kjo mund të realizohet nga përdorimi në mënyrë të duhur i mediave sociale.

8. Bëni para edhe jashtë blogut tuaj.

Këtu është një listë e shkurtër e metodave të krijuara të gjenerimit të të ardhurave:

  • Shitja e mallrave me markën e blogut, logon dhe përmbajtjen.
  • Shitja e produkteve ose shërbimeve të tjera direkt nga blogu.
  • Kërkimi i donacioneve nga lexuesit.
  • Reklamoni kompani të tjera në blogun tuaj.
  • Ofroni përmbajtje premium duke përdorur abonime ose përmbajtje të paguar./E.B- dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.