Keni flokë të hollë dhe të dëmtuar? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i mbroni

Vajzave nuk ju mbarojnë asnjëherë hallet sepse çdo herë i pengon diçka. Kanë problem me trupin, peshën, fytyrën si dhe flokët. Sot dritare.net do ju tregojë disa sekrete se si të  shpëtoni nga flokët e hollë e të dëmtuar.

Nëse ju keni flokë të hollë, atëherë është e rëndësishme që të përdorni produktet e duhura që ju ndihmojnë për të eliminuar këtë problem.

Konsultohu me një dermatologe sepse ajo do ju tregojë më së miri se cila është  shampoja dhe balsami që duhet të përdorni për të pasur flokë voluminoz.

Stiloji me zgjuarsi. Nuk është e thënë që duhet t’i mbash të shkurtër, por kur i stilon mos krijo shumë volum në majë, sepse do duken edhe më të rrallë ngaqë do duket baza e kokës.

LEXO DHE :  Mjekësia kineze: Sekreti i jetëgjatësisë

Shumica e produkteve për flokë të hollë janë të fortë që ndihmojnë për ndërtimin e fijes, por mund edhe t’i dëmtojë flokët dhe t’i bëjë më delikat.

Gjej modelin e duhur. Është një ide e gabuar që kur ke flokë të rrallë duhet të kesh flokë të shkurtër. Nuk mendojmë që t’i mbash deri në fund të kurrizit, por nuk ke pse i pret as me shkallë shumë të shkurtra. Ki kujdes që shkallëzimi mos të jetë demode.

Shmang përdorimin e pajisjeve të nxehta. Flokët e hollë, janë flokë të dobët, kështu që qëndro larg pajisjeve të nxehta sa më shumë.  Nëse do të krijosh valëzime, kapi me karfica një natë më parë dhe do të shikoni që në mëngjes do ju duken shumë bukur./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.