Keni flokë të dëmtuar/ Ja si të shpëtoni nga ky problem
Dritare.net
Prerja e rregullt e flokëve jo vetëm që i bën ato më të shëndetshëm, por ju bën edhe juve të ndiheni më mirë me veten, sepse ndryshimi i stilit ju jep paraqitje tjetër.
Dritare.net ju sjell disa shembuj që tregojnë se prerja e flokëve ju bën më tërheqëse dhe të dashur për të tjerët.
Majat e flokëve digjen shpesh
Kur vini re se fundet e flokëve digjen shpejt, duhet patjetër të shkoni dhe t’i prisni që t’i normalizoni dhe jeta e tyre të jetë e shëndetshme.
Modelet e çrregullta të flokëve
Lidhja e flokëve është shumë e nevojshme të jetë sa më e lirshme sepse përveçse duken lezetshëm nuk dëmtohen dhe këputen.
Me të vërtetë i pëlqen flokët e shkurtër
Nëse keni flokë të shkurtër atëherë çelësi për të mbajtur pamjen tuaj të freskët është t’i shkurtoni shpesh. Sipas stilistëve të flokëve, hapësira për t’i shkurtuar është 4 deri në 6 javë, në mënyrë që të ruani paraqitjen tuaj ideale.
Dita më e keqe e flokëve
Na ndodhë të gjithave që të mërzitemi ndonjë ditë me gjendjen e keqet flokëve. Vërtet është një tmerr, por mund ta hiqni qafe shumë thjesht duke i prerë flokët.
Flokë të drejtë
Ka edhe nga ata që nuk i duan flokët e drejtë, por dëshirojnë të kenë flokë voluminoze dhe me onde. Që të shpëtoni nga kjo gjendje mund t’i prisni dhe në pak minuta ju mund ti rregulloni ato duke ju dhënë formën që doni.
Nuk kanë asnjë lloj forme
Keni harruar kur flokët tuaja ishin të plota dhe të shëndetshme? Flokët ju bien shumë dhe ju këputen. Mos humbisni kohë në shtëpi duke u munduar t’i rregulloni, sepse zgjidhja është shumë e thjeshtë të shkoni ti prisni çdo tre muaj flokët për të marrë formën që doni.
Fundet e flokëve
E vetmja zgjidhje për këtë problem të flokëve është prerja.
Kujdes me ngjyrat
Doni të keni një ngjyrë tjetër të flokëve, por duhet të keni kujdes sepse mund t’ju dëmtohen më shumë sesa i keni pasur./A.C/dritare.net