Keni dyshime nëse është shoqëri e vërtetë? Ja 5 shenjat që tregojnë të vërtetën

Marrëdhëniet e mira shoqërore mund të cilësohen të tilla vetëm pasi kanë kaluar disa vite. Ndodh që të mos flasësh me njerëz që ke kohë që i njeh, vetëm atëherë kur është shumë e nevojshme, të shkëpusësh kontakte, por zakonisht është më mirë të mos ndalosh komunikimin me miqtë e vjetër.

Dritare.net sot në këtë artikull ju sjell shenjat që ju ndihmojnë të kuptoni se sa mirë po shkon marrëdhënia juaj me miqtë e vjetër.

Ajo nuk feston për suksesin tënd

Nëse në marrëdhënien me miken tënde të ndodh diçka e tillë,dhe je ti ajo që ke më shumë suksese dhe të mira, ndërkohë asaj nuk i pëlqejnë arritjet e tua, duhet ta mendoni mirë nëse duhet të vazhdoni të flisni sërish.

Ndihesh e lodhur pas bisedës me të

Nuk merr parasysh asnjë nga sugjerimet e tua, të tregon të gjitha problemet dhe sërish nuk të falënderon që po i qëndron afër. Dritare.net ju sugjeron ta mendoni dhe njëherë këtë situatë nëse ju ndodh dhe juve.

LEXO DHE :  Stuhi reshjesh në bregdet, ja linjat detare që nuk do operojnë!

Ajo ju merr shpesh në telefon, dhe ju kërkon ta dëgjoni

Të gjithë kemi nevojë të shfryhemi te miku jonë më i ngushtë duke i treguar hallet dhe problemet që kemi. Edhe pse mund të keni shumë punë, familje dhe fëmijë që do kujdesin tuaj, ju do e fyeni miken tuaj nëse nuk i përgjigjeni. Nëse ju do e dëgjoni në momentin kur ajo do ju telefonojë, do krijoni njeh dritë jeshile për të.

Kopjon sjelljen tuaj

Ju jep këshilla të gabuara

Të gjitha vajzat besoj marrin mendimet e shoqeve të tyre, kur duan të bëjnë blerje. I ke besuar shumë herë sugjerimeve që ajo ju ka dhënë, por ndodh që më mirë mund të të ndihmojë vet pasqyra sesa shoqja. Si fillim pranojeni këshillën e saj, nëse shikoni se nuk është e duhura, mos veproni gabim./A.C-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.