Këngëtarja dhuron 5.000 dollarë për familjen e fanses së ndjerë
E Hënë 12 Shtator 2016, 18:06
Dritare.net
Përmes fushatës GoFundMe, ajo i ka dhuruar 5.000 dollarë për familjen e fanses së saj, Katie Beth Carter, e cila humbi jetën në moshë 18 vjeçare në Alabama.
Motra e të ndjerës e ka publikuar në rrjetet sociale shumën dhe mesazhin prekës të Taylor.
“Nuk ka fjalë përmes të cilave mund ta përshkruaj sa më vjen keq për humbjen tuaj. E di se kujtimin për Katien do ta mbani gjallë përgjithmonë. Ju lutem kini në mendje sa mendoj për ju dhe jua dërgoj lutjet e mia”, ka shkruar Swift.
Familja e të ndjerës ka nevojë për 40.000 dollarë për të mbuluar shpenzimet shëndetësore që pasuan në përpjekje për ta mbajtur gjallë Katien.