Këngëtari shqiptar: Gruaja më thotë shko ku të duash, por eja në darkë dhe sill paratë

Me duetin e fundit me Mateos Frrokun goditi në shenjë, por këngëtari popullor Bujar Qamili nuk e mohon se preferon më shumë duetet me këngëtaret.

Qamili: Prite Zot, më mirë me këngëtare.Prite zot rrezikun.

I pyetur nëse bashkëpunime të tilla i kanë sjellë xhelozira në çift, Qamili tha në “BOOM”

Qamili: Më thonë a bëhet xheloze gruaja? Mua gjithmonë me gruan më ngatërrojnë. Gruan e kam artiste, nuk do me dit gjë hiç. Vetë më thotë shko nga të duash vetëm hajde në darkë dhe silli paratë në shtëpi.

E megjithatë situata duket e ekuilibruar.

Qamili: Nuk ka nevojë me punu. Sot kam ardhur po bëj emisionin tuaj, ajo është në Dubrovnik. Ka shku me shoqe atje ty bo qejf. I kam thënë, çfarë të duash bëj gjithë ditën, në darkë hajde në shtëpi.

LEXO DHE :  Ja pse Meghan dhe Harry janë gjithmonë dorë për dore, ndërsa Kate dhe William jo!

Por kur bëhet fjalë tek ekonomia e shtëpisë, as Bujar Qamili nuk bëj përjashtim nga shumica e shqiptarëve.

Qamili: Paratë i fitoj unë. Ne me të vërtetë fitojmë para por unë kam kënaqësi kur ja çoj paratë që fitoj gruas, por më kënaqësi kam kur i blej të dashurës një parfum.Tregoj të drejtën, ndoshta bëra gabim. /D.M-Ora News

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.