Kënga që triumfoi në Eurovision e kopjuar, Shqiptarja Eleni Foureira mund të jetë fituesja
E Hënë 9 Korrik 2018, 23:11
Dritare.net
Disa javë pasi “Eurovision” ka përfunduar, këngëtarja shqiptare Eleni Fouriera mund të shpallet fituese kjo pasi autorët e këngës fituese të Eurovisionit “Toy”, të interpretuar nga Netta, janë akuzuar për plagjiaturë shkruan musicfeeds.com.au
Kompania amerikane “Universal Music Studios” ka thënë se kënga e Nettës është kopjuar nga hiti i grupit amerikan “The White Stripes”, “Seven Nation Army” transmeton dritare.net
Nëse në gjyq fiton kompania “Universal”, Izraeli rrezikon të humbasë çmimin e parë dhe të mos e zhvillojë festivalin “Eurovision” vitin e ardhshëm./d.m-dritare.net