Sara dhe Ledioni nuk harrojnë kurrë t'i shprehin dashurinë njeri-tjetrit në rrjetet sociale, qysh pas daljes publike si çift./d.r-dritare.net
Kënga që bashkoi Sarën me Ledionin, ja si u dashuruan!
Dritare.net
Kënga ka qenë gjithmonë e lidhur me Ledion Liçon, qysh në kohë kur në moshën 15 vjeçare provoi veten në një kompeticion talentesh që transmetohej në televizionin Top Channel.
Ndërsa Sara, pa dyshim ka lindur me muzikën pasi babai i saj, Dritan Hoxha, hapi radion e parë moderne të kohës, Top Albania Radio.
Kështu që fakti që muzika ka shërbyer si pikënisje e historisë së tyre të dashurisë, nuk është aspak e çuditshme.
Çifti këto ditë ndodhet në Londër dhe Sara ka postuar në profilin e saj Instagram, një video nga koncerti i këngëtarit John Legend, ku na tregon sesi janë njohur e dashuruar: “Ledioni dhe unë u takuam vite më parë tek një ditëlindje ndërsa luhej kjo këngë. Pas kësaj, e kemi dëgjuar këngën në 829273 dasma”, shkruan Sara.