Kënaqësia e të mos bërit asgjë

Jo shumë kohë më parë, një fëmijë 4-vjeçar, më ftoi mua dhe disa të rriturve të tjerëve , që të shtriheshim në shtrat dhe të shijonim momentin, pa bërë asgjë. Siç e dimë të gjithë, një 4-vjeçar ka më shumë  fuqi sesa katër të rritur, mjaftueshëm për të qëndruar shtrirë në krevat, pa bërë asgjë, thjesht duke shijuar momentin.

Ndonjëherë kemi nevojë për një prekje apo ngacmim në shpatull, që të kuptojmë se mënyra si  po kalojmë jetën nuk na çon kudo, nuk na bën më të lumtur, as nuk fitojmë gjë. Në fund të fundit, a mund t’i japim një çmim, fëmijës që të kërkon të shtrihesh në shtarat me ta, dhe të mos bësh asgjë.

Nga ky fëmijë, unë kam mësuar çfarë është “kënaqësia e të mos bërit asgjë”. Është një terapi e mahnitshme për të eliminuar stresin e përditshëm, që ndonjëherë as nuk e dimë që e kemi. Për shembull, stres që nuk dimë është kur vrapojmë të kapim autobusin që po largohet, të çohesh nga shtrati për të kapur diçka, se nga aty nuk e mbërrin dot, apo dhe kur ha bukë shpejt e shpejt, sepse nuk ke kohë.

Pra, le t’i lëmë këto të gjitha në mënjanë, dhe t’i gëzohemi të mos bërit asgjë.  Merrni kohë çdo ditë për t’u shkëputur nga jeta rutinë, shqetësimet tuaja, nxitimet etj. A kanë kuptim të gjitha këto, nëse nuk ju sjellin lumturi? Ata thjesht përshpejtojnë rrahjet e zemrës dhe ju japin ndenja negative në fund të ditës.

Kur pushojmë, hemisfera e djathtë e trurit (përgjegjëse për lumturinë, imagjinatën, kreativitetin dhe kënaqësinë) aktivizohet. Mos vallë do humbisni pa bërë një gjë kaq të thjeshtë? Personalisht, unë mendoj se pjesa e djathtë e trurit është thjesht e mrekullueshme.

LEXO DHE :  Pse nuk do vishem me të zeza për Mit’hat Frashërin

Si ta përmbledhim “Kënaqësinë e të mos bërit asgjë”?

  • Shtrihu në shtrat dhe mos bëj asgjë!
  • Shko në një park, ulu në bar, shijo diellin, aromën e barit dhe tingujt e zogjve!
  • Uluni në një shkëmb pranë detit dhe ndjeni valët në lëkurën tuaj. Ajri i freskët duket sikur të hap mendjen, dhe bashkë me ajrin e oqeanit, të hap shpirtin dhe shqisat. Do ju bëjë të ndiheni më afër domethënies autentike të jetës.
  • Shkoni në një pyll dhe përqafoni një pemë. Jeni, apo nuk jeni të shoqëruar, do bëhesh pjesë e natyrës.
  • Shtrihuni në shtrat dhe mos bëni asgjë, thjesht vendosni një muzikë të bukur.
  • Mësoni të meditoni. Meditimi është aq i thjeshtë, sa e lë mendjen tonë bosh, dhe frymoni thellë teksa po meditoni. Studimet kanë treguar se meditimi ndryshon strukturën cerebrale, duke e bërë më të fortë kundër depresionit, stresit dhe ankthit.
  • Harroni se çfarë duhet të bënit, Ok? Ajo që ju duhet të bëni është, thjesht, asgjë.
  • Shijojini pushimet. Çaktivizoni telefonin, gatuani më pak dhe mos u merrni me gjëra të parëndësishme. Pushimet dhe nxehtësia e verës janë padyshim diçka që dëshironi të shijoni pa bërë asgjë.
  • Flini më shumë se kurrë. Jepini vetes një fundjavë për t’u ngopur me gjumë. Mos mendoni se jeni dembelë; fjetja është e mrekullueshme për mendjen dhe trupin.

Mos harroni! Jeni ju ata që duhet të kujdeseni për veten tuaj. Pra, dashuroni dhe thyeni rregullat. Shtrihuni dhe shijoni kënaqësinë e të mos bërit asgjë./Përshtati Enkeleda Bodini-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.