Aktori i njohur si Kemal nga seriali “Dashuri e Pafund”, Burak Ozcivit është takuar me fansat e tij në Slloveni. Vitin e kaluar seriali “Dashuri e Pafund” ka mbaruar por fansat e duan aktorin gjithmonë e më shumë. Dritare.net informon se ai ka marrë pjesë në një premierë që është bërë në Slloveni në lidhje me serialin dhe aktorin vetë. Aktori është shfaqur me stilin e ri pasi ai ka humbur 10 kilogramë dhe është takuar me fansat me të cilët ka bërë shumë foto. Por nga numri i shumtë i fansave të tij është dashur edhe ndërhyrja e policisë sllovene të cilët e kanë shoqëruar kudo ai ka shkuar dhe e kanë dërguar përsëri në aeroport në rrugën e kthimit që ai ka bërë./M.S-Dritare.net