Ke prindër mbipeshë? Ja sëmundja nga e cila rrezikohesh!
E Diel 26 Qershor 2016, 17:05
Dritare.net
Ato mund të hasen me vonesa të zhvillimit të indeve të gjoksit dhe rrezik të lartë të kancerit. Ky studim është i pari që analizon lidhjet mes mbipeshës së prindit dhe mundësitë e prekjes nga kanceri të pasardhësve të tij.
Sipas studiuesve, mbipesha ndryshon ADN-në e spermës së babait, duke bërë që kjo të ketë pasoja te fëmija që lind.
Obeziteti shihet shpesh si një trashëgimi gjenetike. E njëjta gjë vlen edhe për kancerin e gjirit. Pra nëse edhe nëna është obeze, atëherë rreziku dyfishohet.
Studimi i Qendrës Mjekësore të Universitetit “Georgetown” është kryer te minjtë, por shkencëtarët thonë se përfundimet vlejnë edhe për njerëzit.