Kavajë/ Plagosi 60-vjeçarin në furrën e bukës, arrestohet autori

Një shtetas ka mbetur i plagosur me armë mëngjesin e së premtes në një furrë buke në Kavajë, për shkak të një konflikti pronësie.  Shtetasi S.T 26-vjeç ka plagosur 60-vjeçarin me iniciale E.K me armën e gjahut. 60-vjeçari ndodhet në spital  nën kujdesin mjekësor. Ndërkohë policia njofton se ka arrestuar autorin.

“Shërbimet e Policisë Kavajë, identifikuan, kapën dhe arrestuan në kohë rekord shtetasin:     1T., 26 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.“,- njofton policia./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Nazarko: Nëse Rama hedh lëndë kimike, do t'i fusja plumbin!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.