Kate Middleton u zbulon se çfarë lënde të veçantë mëson princ Geogre, në shkollë
E Mërkurë 16 Janar 2019, 09:09
Dritare.net
Gjatë daljes së tyre publike në Londër këtë të martë, ajo u takua me një grup fëmijësh nga shkolla fillore St Jude’s dhe St Paul. Ata, bashkë, përgatitën pica.
Një nga fëmijët pyeti Kate nëse ai mund të takonte fëmijët e saj, dhe Kate u përgjigj: “Ata do të donin shumë të ishin këtu me ju, dhe jam e sigurt që janë trishtuar shumë duke e ditur që unë jam këtu duke bërë pica me ju. Ata janë në shkollë. Janë në shkollën Thomas. George po mëson shumë për hapësirën. Keni mësuar ju për hapësirën?”
Vizita e Kate në Islington tregoi sesi një projekt bashkon njerëzit . Pasi Bëri pica me fëmijët, ajo dhe William takuan dhe një punëtore të kopshtarisë.
Kate ishte veshur si gjithmonë thjeshtë dhe këndshëm./E.B-dritare.net