Është hera parë që nga lindja Charlote që Kate dhe princi William do të largohen nga vajza e tyre 11 muajshe për rreth 1 javë.
Duket e vështirë për ta t’i thonë mirupafshim atyre “dy faqeve të vogla”, por detyra mbretërore i thërret.
Will ka pranuar se qëkur është bërë baba është bërë më emocional se më parë.
“Unë kurrë nuk kam qenë shumë i përfshirë apo shumë i shqetësuar për gjërat,- tha ai. Por tani shqetësohem edhe për gjërat më të vogla që ndodhin kudo në botë. Tani mendoj si baba.” –tha princi. Mirësevjen në klub Will.
Por a do mundet ai të përballet me frikët e tij tani që do jetë rreth 4000 milje larg të vegjëlve të tij?
Ai do të qetësohet vetëm duke e ditur se dado Maria Turrion Burralo do të kujdeset për të vegjlit e tij. “Ajo do të kujdeset për rutinën e tyre të përditshme duke e ruajtur stabilitetin dhe rutinën e tyre në vend,” tregon Sarrah Dixon, një infermiere e lindjes për People.
Ata gjithashtu do të mbështete dhe tek Carole mami i Kate, sigurisht.