Kardiologu lë Italinë për spitalin e Korçës

Kardiologu Martin Mano lë punën si mjek në spitalin e Ventos,Itali, për t’u punësuar  në spitalin rajonal Korçë. Martini ka mbaruar studimet e larta në Itali dhe po aty është specializuar në kardiologji. Pas shkollës ka punuar për gati dy vite në Veneto.

Tashmë kardiologu punon në spitalin e Korçës. Erdhi në Shqipëri pasi lexoi njoftimin e nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë, në janar, për vendet vakante në spitalet rajonale me pagesë bonus. Ka aplikuar, dhe ministria e ka mirëpritur me një përgjigje pozitive.

Pas kaq shumë vitesh larg Shqipërisë,  Martini është rikthyer për t’i shërbyer komunitetit të tij, në shëndetësi, menjëherë pas përgjigjeve të provimeve.

Pagesa bonos është një nxitës shumë i mirë që mjekë specialistë të pranojnë t’i shërbejnë spitaleve rajonale, sepse pikërisht aty është nevoja për mjekë specialistë./E.B- dritare.net

#MjekëtMeBonus👩🏻‍⚕️👨‍⚕️Ata janë mjekë me eksperiencë që kanë zgjedhur Shqipërinë për të ushtruar profesionin, me dëshirën për t’u shërbyer bashkëqytetarëve. Padyshim të nxitur nga pagesa e bonusit që ka vënë në dispozicion qeveria për mjekët që pranojnë të shërbejnë në spitalet rajonale, aty ku ka nevojë për mjekë specialistë✔️E tillë është historia e kardiologut Martin Mano, që la punën si mjek në një spital të Venetos në #Itali për t’u punësuar me bonus në spitalin e #Korçës👍🏼#KrenarePërMjekët#PërmirësojmëShërbiminAfërVendbanimit#MShMS

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Mittwoch, 16. Mai 2018

LEXO DHE :  Të kam dashur e të dua, por më qëndro larg, me kë e ka Bleona?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.