Kapsula e kanabisit që zëvendëson çdo ilaç për dhimbje
Dritare.net
Por, kjo nuk e ndryshon qëndrimin e Big Pharma për të imponuar ilaçet e tyre për njerëzit, edhe pse janë dokumentuar një sërë efektesh anësore negative.
Efektet shëruese të kanabisit janë duke u pranuar çdo ditë e më tepër nga shoqëria, e përforcuar edhe nga shumë studime të afërta.
Prej kohësh kanabisi përdoret në shumë kultura, si kurë natyrale për të lehtësuar simptomat që vijnë nga menstruacionet.- dritare.net
Kompania Foria Relief, ka shpikur një supostë vaginale, e bazuar në gjalpin e kakaos aromatike, e cila është një zëvendësim perfekt për Vicodin, Midol, dhe Ibuprofen. Ajo shëron në mënyrë efektive dhimbjet menstruale duke relaksuar muskujt, pa ndikuar në shëndetin mendor.
Është i prodhuar nga pesticidet dhe kanabis pa lëndë shtesë. Në këtë mënyrë, përbërësit aktiv përdoren në një proces pa mikrobe dhe janë kombinuar doza të sakta, 60 mg tetrahydrocannabinol (THC) dhe 10 mg cannabidiol (CBD).
Dhimbja ndalohet nga THC, e cila ndodhet në zonën e kënaqësisë së trurit.
CBD relakson muskujt, trajton spazmën, dhe ka një efekt të favorshëm për mekanizmat inflamatore brenda trupit.
Sipas një gruaje e cila provoi spazëm vaginale, ajo të qetësonte muskujt e tkurrur dhe lehtësonte dhimbjen në bark. Ajo shpjegoi se zonën nga poshtë belit deri të kofshët e ndjente“ si të ishte duke lundruar në një tjetër galaksi.”
Por, ky ilaç i mrekullueshëm shitet vetëm në Kaliforni, dhe ende nuk është aprovuar nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave në ShBA). Gjithsesi, nëse ju vendosni për ta provuar, konsultohuni me mjekun tuaj fillimisht, edhe pse nuk ka pasur ankesa nga njerëzit që e kanë provuar./ dritare.net