Kapja e 613 kg kokainë/ Sekuestrohen llogaritë bankare të Arbri Garden
Dritare.net
Policia thotë se “në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit “Last Snoë” ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk”.
Sipas burimeve zyrtare vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja), që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga policia. Normalisht që shuma të tilla janë qesharake kur mendon të ardhurat që mund të sillte trafiku i një sasie të tillë droge.
“Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta” – thuhet në njoftim./D.M-Dritare.net