Kapet 1 milionë euro drogë në Francë, shqiptari e mbante në apartament

Policia franceze rreth  4 muaj më parë zbuloi një apartament në   “42 Avenue Berthelot” në distriktin e shtatë në Lyon i cili përdorej për mbajtjen e lëndëve narkotike

Në fund të majit, 10,000 euro të dyshuara si të përfituara nga trafiku i heroinës u zbuluan pas arrestimit të një azilkërkuesi që kishte çelësat. Ky i fundit u dënua me tre vjet burgim.

Por duket se trafikantët, nuk e kanë menduar se policia mund të kontrollonte dy herë në një vend, pasi këtë herë policia ka gjetur drogë e cila kap shifrën e 1milionë euro në treg.

LEXO DHE :  Seanca për Shullazin, blindohet Krimet e Rënda

Policia kishte mbedhur informacion, dhe me ndihmën e qenit kishte shkuar tek dera e apartamentit dhe ka gjetur brenda 104 kg kanabis dhe 984 g heroinë të pastër. Kanabisi dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Shqiptari i arrestuar nuk ka  dhënë informacion në lidhje me prejardhjen e drogës, apo ndonjë rrjeti kriminal./ I.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.