Kapen 19 afganë në Shkodër. Arrestohet njëri prej trafikantëve, tjetri në kërkim
Dritare.net
Sipas policisë së Shkodrës në pranga ka rënë Kushtrim Brahaj, 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Ndërsa është shpallur në kërkim R.M, ku për arsye hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i plotë i tij. Policia sqaron se në një pjesë të pyllëzuar të malit të quajtur “Kolaj”, në afërsi të urës “Gjolulit” në Shkodër u gjetën të fshehur 19 shtetas Afganë, të cilët përmes ndihmës nga 2 shtetasit e lartëpërmendur, po përgatiteshin për të kaluar kufirin në drejtim të Malit të Zi.
Nga shërbimet policore te DVP Shkodër, personave afganë ju është dhënë ndihmë mjekësore, psikologjike dhe ushqimore dhe po zbatohen të gjitha proçedurat ligjore përmes Zyrës Emigracionit pranë DRKM – Shkodër për riatdhesimin e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprën penale, “Ndihmës së kalimit të paligjshëm të kuঘjve” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 298 dhe 25 i Kodit Penal.