Të vdekur, kaos e gjendje emergjence. Acari përfshin Evropën

Evropa vazhdon prej ditësh të jetë nën pushtetin e motit të acartë, dhe ngricave.

Deri -24 gradë celsius kanë shënuar temperaturat në pjesë të ndryshme të kontinentit Evropian, të hënën dhe të martën.

Moti i acartë ka shkaktuar gjendje kaosi, por edhe viktima.

Në greqi 3 persona kanë humbur jetën në qytezën e Kerateas, 30 km në juglindje të Athinës. Vala e të ftohtit e pagëzuar Sofia, ka përfshirë vendin që prej së martës, duke sjellë reshje bore në shumë pjesë të vendit.

Nga ana tjetër, në Gjermani autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa të hënën në stuhi dëbore depozitoi më shumë se gjysmë metri borë në pjesë të Bavarisë jugore.

LEXO DHE :  U vra sot në Shkodër/ Viktima, vëllai i ish-banorit të 'Big Brother'

Trafiku rrigor dhe hekurudhor u përfshi në një kaos atje, duke shkaktuar vonesa të mëdha dhe anulime.

Gjithashtu edhe qindra shkolla janë mbyllur për shkak të motit të keq.

Ndërkohë, 7 persona humbën jetën në Alpet evropiane gjatë kësaj fundjave, ndërsa skiatorët u përballën me rrezik të lartë ortekësh në Austri, Gjermani dhe Itali.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për disa persona që janë shpallur të zhdukur në pjesë të ndryshme të Alpeve./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.