Kandidatja republikane publikon diplomën, Universiteti: Gënjen, nuk e ke marrë tek ne
E Diel 12 Gusht 2018, 21:09
Dritare.net
Melissa Howard, është kandidate republikane për përfaqësuese në shtetin e Floridës për zgjedhjet e nëntorit të 2019.
Kandidatja republikane, është përfshirë kohët e fundit në një skandal, pasi ajo ka gënjyer në lidhje me diplomën universitare, bachelor.
Ajo ka publikuar diplomën e marrë në Universitetin e Majamit në Ohajo, për Shkenca të Marketingut në vitin 1994, por një gjë të tillë e ka mohuar Universiteti.
Në një deklaratë, Universiteti shprehet se dokumentet e publikuara nga kandidatja republikane nuk janë reale dhe janë të falsifikuara.
Universiteti deklaron, gjithashtu se nuk ka një degë për Shkenca Marketingu, por vetëm për Menaxhim Biznesi. / I.M-Dritare.net