Kampusi i ri/ Rama: Ja çfarë bëri vëllai i Presidentit!

Teksa ka folur për vonesat për ndërtimin e kampusit të ri universitar, kryeministri Edi Rama ka akuzuar ish-presidentin Bujar Nishani se kur ishte në detyrë vëllai i tij mori në pronësi mensën e qytetit studenti dhe atë e ktheu në lloto.

Për Kryeministrin, problem është se ish-zyrtarët e PD-së janë bërë pronarë dhe mund ti largosh vetëm pasi të shpronësosh.

“Sot këtu ne prezantojmë një punë të nisur në 2015. Por projekti ngeci për një shkak shumë konkret e domethënës sepse gjithë puna e parashikuar të bëhet për këtë territor, pasi rezultoi një tokë e xaxun nga politakën e partisë që lindi këtu në Qytet Studenti. Morën nga studentët energjinë e madhe për të transformuar Shqipërinë dhe ajo që bënë për Qytet Student, ishte thjesht t’i merrnin dhe pronat. Nga 1990 deri sot në Qyteti Studenti kanë ndodhur disa ndërhyrje mikroskopike por nuk është bërë asgjë për të përballuar ndryshimin e madh që ka shoqëruar procesin e transformimit me rritjen e numrit të studentëve.

LEXO DHE :  Momentet më të mrekulleshme të Kate Middleton, në foto!

Sikundër ka ndodhur dhe me universitetit, simbol i zaptimit marrja e mensës nga vëllai i Presidentit të Republikës dhe kthimi i mensës në lloto. Bibliotekat u kthyen në klube striptizi ose në lloto dhe u zaptuan godina për qëllime personale, u ndërtuan pa leje u ndërtuan dhe me leje. Ligjërisht nuk duheshin bërë legalizime se ky është territor universiteti. Kjo është një padrejtësi e jashtëzakonshme. E vetmja rrugë për hapjen e kampusit është shpronësimi. Nëse e shohim me sytë e asaj që duhet të jetë jemi shumë larg por nëse e shohim me sytë e asaj që ishte, dhe mënyrën si i qasemi këtij realiteti, sot është dita dje ishte nata.”, tha Rama./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.