Kampionati Botëror/ Rusia merr masat për të shmangur dhunën e tifozerisë

Rusia po përgatitet që në Botëror të mos lejojë dhunë nga tifozët.

Shteti ka shpërndarë me mijëra policë në qytetet ku do të mbahet Botërori.

Skuadrat pjesëmarrëse dhe tifozët e tyre kanë fluturuar në Rusi për ta filluar garën që nis të enjten, dhe kështu kanë bërë edhe zyrtarët policorë për ta ndaluar huliganizmin apo për ndonjë sulm tjetër të mundshëm.

Pavarësisht se kanë mendime të ndryshme politike, 32 shtetet kanë dërguar edhe zyrtarë të vet për ta ndihmuar policinë ruse në ndaljen e problemeve.

LEXO DHE :  Video/ Supergoli i Kutinjos vulos pjesën e parë

Janë marrë masa edhe më të mëdha, madje Moska do t’i monitorojë tifozët me ndihmën e dokumentit identifikues të tifozëve, që është dokument i detyrueshëm për të përcjellë ndeshje, që është edhe shenjë se janë pranuar nga autoritetet ruse për t’i përcjellë ndeshjet./Koha.net/

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.