Sofi përgjigjet: E dashur, je duke pritur shumë nga vetja!
Marrëdhëniet seksuale me njerëz të saponjohur, pothuajse përherë të sjellin ankth. Nëse qëllimi yt është të krijosh një marrëdhënie serioze, kjo nuk është një mënyrë e mirë për ta nisur. Mënyra më e mirë për të shmangur ankthin është të vazhdosh të njohësh njerëz, pa u përpjekur të kryesh marrëdhënie deri në momentin që je e sigurt që e pëlqen apo e dëshiron partnerin. Kjo gjë mund të kërkojë kohë.
Frika jote mos je aseksuale është e pabazë. Është më e shëndetshme të krijosh një marrëdhënie të fortë, kështu që dëgjo dëshirën tënde të vërtetë dhe refuzo të biesh nën presionin social të moshës tënde. Nuk duhet ta shtysh veten tënde, drejt marrëdhënieve seksuale të lehta me njerëz të rastësishëm, sepse mund të të rezultojnë të dëmshme dhe të rrezikshme. Kjo gjë do të vazhdojë të të shkaktojë ankth, sepse trupi yt nuk dëshiron të të lejojë të anashkalosh dëshirat dhe ndjenjat e tua të vërteta.
Kështu që qetësohu, ji e duruar dhe shijo njerëzit dhe festat dhe largohu në momentin që fillon të kesh dyshime.
Tregohu e butë me zemrën tënde!/dritare.net
Ke një problem? Ke një sekret? Ke një pyetje? Më dërgo mesazh privat në Instagram @dritare_net ose në Facebook dritare.net. Për rubrikën Rrëfehu te Sofi. Do kesh përgjigje në faqe, brenda javës.