Kam nevojë për seks, por burri më refuzon

Pyetje Sofit– E dashur Sofi, jam 40 vjeçe dhe kam nevojë për më shumë seks në marrëdhënien time.  Burri im po kalon një periudhë stresuese  dhe nuk më afrohet më si më parë.  Shpeshherë është nervoz dhe sado mundohem t’i afrohem, ai më refuzon. Më thotë se i kalojnë shumë mendime në kokë dhe nuk dëshiron të bëjë seks. Ndihem e lënë pasdore dhe e pazonja dhe kam frikë t’i afrohem përsëri. Ka raste që mendoj se mund të ketë njohur dikë tjetër, por nuk kam parë asnjë shenjë prej tij.  Të lutem më thuaj ç’mendon dhe ç’mund të bëj që martesa ime të kthehet si më parë.

Sofi përgjigjet- E dashur! E kuptoj që po kalon një periudhë të vështirë, ndihesh e vetmuar, e padëshiruar, e pashpresë.  Shumë çifte, i injorojnë këto situata me shpresën se do të kalojnë vet.  Disa herë kalojnë,  por nëse kjo periudhë zgjat, atëherë duhet gjetur shkaku. Nëse bashkëshorti yt po kalon një periudhë stresuese, nuk do të thotë që ti po dështon, apo që ai ka një marrëdhënie tjetër. Çdo martesë ka ulje-ngritjet e veta.  Mendoj se meshkujt që duan seks përditë dhe në çdo kohë, janë thjesht një mit.  Në rastin e bashkëshortit  tënd, ti nuk po merr parasysh periudhën stresuese që ai po kalon dhe e cila shkakton një rënie të dëshirës seksuale, por je duke u fokusuar vetëm te vetja jote. Mungesa apo marrëdhëniet e rralla seksuale me partnerin kanë arsye të shumta. Pasi të keni kryer një analizë për të kontrolluar nivelin e testosteronit dhe të kenë dalë në rregull,  duhet të ulesh dhe të nisësh një bisedë me bashkëshortin tënd, për mënyrën se si ai ndihet dhe se çfarë mund të bësh ti për ta ndihmuar. Mendoni bashkë për mënyra se si mund të ulni stresin, ushtrime fizike, ecje nga liqeni, të flejë më tepër gjumë  apo të tjera gjëra që ju bëjnë të ndiheni më të relaksuar. Nëse keni provuar të gjitha këto dhe shihni që gjendja nuk po ndryshon, duhet të flisni me një specialist. Ka shumë çifte me të njëjtin problem si ju, prandaj këshillohuni dhe shihni rezultatet që do të merrni.  Jemi ende një shoqëri që çështje të tilla i mbajmë sekret, por  stresi kronik mund të shkaktojë depresion dhe ankth nëse lihet i patrajtuar. Uroj që të rregullohet gjithçka!/dritare.net

Ke një problem? Ke një sekret? Ke një pyetje? Më dërgo mesazh privat në Instagram @dritare_net ose në Facebook dritare.net. Për rubrikën Rrëfehu te Sofi. Do kesh përgjigje në faqe, brenda javës. 

LEXO DHE :  Zjarret në Kaliforni/ Rritet numri i viktimave, arrin në 42

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.