Të premten në mbrëmje do të takoj për herë të parë një djalë, me të cilin flas prej kohësh( “po e mbaj pak varur d.m.th “). Problemi është që nuk jemi takuar asnjëherë dhe kemi folur vetëm në rrjetet sociale. Imagjino sikur ai të mos më pëlqejë live? Si të vishem? Jam aq konfuze dhe në ankth sa më vjen ta anuloj fare.
Me shumë sinqeritet Bertina
E dashur Bertina!
Sikleti në një farë mënyre është shenjë e mirë pasi tregon se ke interes për takimin në fjalë. Absolutisht bota virtuale të sjell njëlloj rehatie që shpesh në atë realen mungon. Pikërisht se është takimi i parë do të kesh mundësi të zbulosh nëse mes jush ka tërheqje apo jo. Më pas marrëdhënia mund të evoluojë, të qëndrojë aty ku është, apo të përfundojë. Ajo që të them me siguri është se fillimet janë gjithmonë emocionuese, por sigurohu qw realiteti të të bëjë të ndihesh po aq mirë sa virtualiteti. Mos harro se pavarësisht mjeteve të komunikimit që ekzistojnë sot, asnjë nuk e zëvendëson shikimin sy më sy.
Sa për veshjen, duke mos të njohur stilin, do të sugjeroj atë çka do vishja vetë, një fustan klasik të zi, që nuk del kurrë nga moda./Dritare.net
Niki
Më shkruaj: [email protected]