Kalvari 80 vjeçar i një prone, treguar në një faqe muri

Kjo që do ju tregojë, sot, dritare.net është një nga mënyrat më të veçanta që mund të keni parë si  denoncohet, në Shqipëri.

Kjo është mënyra që kanë zgjedhur dy familje në Tiranë, pranë Art Turbina, familja e Luan Llapajt dhe e Ramazan Dervishit.

Ne murin e shtëpisë së tyre, kanë vendosur një banderolë të madhe, ku denoncojnë me emër e mbiemër, disa gjyqtarë e prokurorë.

Sipas tyre, këta gjyqtarë kanë dhënë vendime, që prona e tyre, t’i  kalojë ish-pronarit Aleksandër Govaçit, në këmbim të parave dhe jo ligjërisht.

Historia e pronës së tyre nis që me blerjen  tokës.  Në vitin 1939 shteti sekuestroi pronat private, duke i bërë shtetërore.

Prona në fjalë, për të cilët janë zhvilluar për 22 vjet në gjyqe, ishte e familjes Govaçi.

Familjet Llapaj dhe Dervishi e blenë pronën në vitin 1993, sipas ligjit, dhe kanë jetuar aty që  prej vitit 1953.

LEXO DHE :  Intervistoi Balilin, flet gazetari: Aty ku e takova, nuk punonin pajisjet elektronike

Po në vitin 1993, me datë 15 prill, Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë vendos që pronat e konfiskuara pas datës 29 nëntor të 1944, t’u kthehen ish-pronarëve.

Ndërkohë që 2 familjet nga Tiranë pronën e kishin blerë para kësaj date, ish-pronari i tokës, Govaçi, kërkon pronën e tij.

Gjykata ia ka thyer pronën Gavoçit, pavarësisht se ligji nuk e parashikon një gjë të tillë.

Dritare.net ishte aty dhe i pyeti pse kanë zgjedhur këtë formë  denoncimi. Njëri nga pronarët, Luan Llapaj, u shpreh se kishin humbur besimin te sistemi i drejtësisë dhe jetonin me shpresën se zëri i tyre do dëgjohet nëpërmjet kësaj banderole denoncuese.

Në një faqe muri, është gjithë historia 80 vjeçare e pronës së tyre, që nga 1939 deri sot në 2019./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.