Kallëzoi penalisht Xhiselë e jepu një mësim të gjithëve!

Nga Av Denisa Daka

“Tërhoqa kallzimin se kisha frikë”; për shkak të detyrës e kam dëgjuar me dhjetëra herë nga gra subjekte të dhunës këtu, nga gra të të gjitha moshave, gjinive,  përkatesive sociale a shoqërore të gjëndura të gjitha bashkw në këto kushte.

Të pashpresa, të lodhura, të gjymtuara fizikisht e me një shëndet të dobet mendor paskesaj, teksa vendosin të denoncojnë dhunuesit e tyre jo në pak rast në përballjen me uniformat blu, në qytete të vogla por dhe të mëdha, zbritur si nga nje bote engjejsh, me friken qe çdo çast dikush i ndjek a i përgjon, përshpërisin si pa dashur t’i prishin qetësinë askujt;  “me dekurajuan, me paragjykuan, më kërcenuan teksa dhashë dëshminë, nuk mund të vazhdoj më tej, përballe kam një njeri të fuqishëm i cili ka mbrojtjen e shefit a ministrit këtu, një tjetër mikeshe e imja c’farë s’pesoi paskesaj, me presin fëmijët nuk mund t’u mungoj gjatë është refreni që perseritet çdo dite nëpër dyer komisariatesh e gjykatesh në  çdo cep të Shqipërisë, ndërsa gjithkush prej nesh jeton në një terr e terren krejtësisht të pasigurtë në këtë vend.

Rasti i Xhiseles është veç një hallkë në zinxhirin e gjatë të ketij kalvari vuajtjesh të njëmendta në përballjen me këto situata dhunë të shumë syresh.

Dhuna makabre ushtruar mbi ty padrejtësisht Xhisele e dashur, më ka pështjelluar fort prej dy ditesh,

Jam drithëruar krejt nga dëshmia jote e ta besoj fort dhimbjen, trishtimin e paragjykimin mbi ty e familjen tënde.

Nuk di në ke mundur nga hutimi, zemërimi, dhimbja a errësira që sheh në fund të tunelit të lexosh qindra statuse që të drejtohen ty e mbështesin rastin tënd.

E braktisur e harruar e pambrojtur dhe me plagë të shumta nuk di pse nuk kërkove a nuk të sugjeruan një urdhër mbrojtje në këtë rast.

Me sytë e vagullt duke përjetuar thellë padyshim dëshpërimin e nënës dhe motrës gjithashtu, pret me siguri që dikush t’i afrohet pragut tuaj e t’u ofrojë ndihmë  konkrete siç në çdo vend normal të këtij globi do të ndodhte me siguri, ndërsa me sytë e mendjes kë ikur larg nga ky vend padyshim.

Perballja me një dhune ekstreme nga një djalë me aksione politike ta bën të vështirë terrenin ku duhet të ecesh padyshim por kurrsesi të pamundur përballjen me cilitdo që tentoi të të prishe qetësinë e të të damkose barbarisht atë fytyrë të bukur e dashur Xhisele.

Si shumë syresh përveçëse me dhunën makabre ti je përballur me një sërë veprimesh arbitrare apo të kryera në kundërshtim me ligjin në këtë rast, nga persona të veshur me pushtet e jo vetëm, përpara një sistemi të dobet e të kalbur absolutisht.

Si nuk kanë leshuar një urdhër mbrojtje për ty e familjaret e tu, minimalja e një veprimi suportues në këto raste, megjithse kushtet dhe rrethanat e tua ishin specifike në tërësinë e tyre.

Mosmarrja e masave konkrete në rastin tënd duke vijuar përmes një situate të paligjshme me veprime arbitrare për shkak të suportit në favor të dhunuesit, dënohet me burg Xhisele, shpërdorimi i detyrës mbi bazë gjinie që konsiston në krijimin e privilegjeve për cilindo; përkrahja e autorit të krimit e veprimet që pengojne zbulimin e së vërtetës; kanosja për të mos kallzuar a për të kryer deklarim a dëshmi të rreme;  si dhe përdorimi i dhunës psikologjike  përgjate këtij procesi, konsiderohen vepra penale e dashur Xhisela e dënohen ligjërisht.

LEXO DHE :  Haradinaj kërcënon Thaçin: Do të shkarkojmë nëse prek Kosovën

Dhunues  që kundërmojne era parfum e urine bashkë, pronare të bizneseve por dhe profesorë a funksionarë të lartë me diploma e doktoratura gjithfarësh, pasi përballen  në këto kushte me denoncimin e viktimave të tyre, “shoqërohen” me përunjësi nga titullarë për të kryer një “procedurë” në zyrat e shefave për pak minuta sa të shtypet procesverbali “i duhur”, shumë të tjerë refuzojnë të paraqiten për shkak të “impenjimeve insitucionale”, ndërsa të tjerë syresh presin pak minuta sa të gjendet miku a shoku i duhur për të lënë qelinë, duke i hequr  çdo mundësi viktimave për të lëëe jashtë derës dhunën e ushtruar.

Ju nuk jeni vetëm sot Xhesilë, ajo që ka ndodhur me ty nuk ka shenjuar veç jetën tendë, por gjithë shoqërinë tonë e drama jote nuk është veç problem yt sot.

Jam vënë disa herë përgjatë ketyre orëve në pozitën e nënës tënde e jo veç unë me siguri.

Unë jam nënë e një vajze minorene gjithashtu e pasigurte krejt si nëna jote për jeten e saj e timen gjithashtu, por me dëshiren për të të suportuar në të gjitha format me lejo të të jap një këshillë siç vajzës sime do t’ia thoja.

Që të mos jesh një rast në evidencat e bluve, që agu i ditës se re të mos prishë gjumin e ëndrrat e tua serish, që të kuptosh se je më e fortë se fati dhe ajo c’ka të ndodhi pa dëshirë, që një tjetër bashkëmoshatare jotja të mos pësojë në orët në vijim situatën tënde, kallzoi penalisht për shpërdorim detyre e bashkëpunim në krim të gjithë ata që nuk të mbështetën, të gjitha ata qëtë paragjykuan e të trysnuan në të gjitha format për të përkrahur një tjetër krim e vrasës në këtë vend.

Që të mos jesh ajo vajza që u frik nga pushteti i dikujt ngrihu mbi dhimbjen, paragjykimin, e në emër të lirisë e një jete më të mirë, bë një hap që perveçse ty do ti vlejë bashkemoshatareve te tu, vajzes sime gjithashtu.

Ngrihu e mos e tolero dhunën e pasigurinë për më tej, askush nuk e meriton një jetë të tillë, jepu një mësim të gjithëve.

Statuset e shkrimet do të vijojnë nesër serishjo për ty por për rastin e rradhës me siguri e përpos tyre ato nuk të fashisin dhimbjen e zemërimin e aq më shumë të të zgjidhin problemin.

Mos lejo që pluhuri e harresa të shuaje rastin tënd, ndiqe deri në fund këtë çështje, një ditë do të falëndërosh vehten dhe mundësinë e duhur.

Në emër të pafuqisë dhe dhimbjes së nënës tënde më lejo të të ndihmoj dhe unë me sa mundem me gjithë dëshirë.

Dërgoja më pas kallzimin tënd për dijeni e ndjekje prokurores së përgjithshme, të gjitha grave në pushtet , të cilat padrejtesisht heshtën përpara gjymtimit e dhimbjes tënde megjithë detyrimin kushtetues të mbrojnë lirine dhe jetën e vajzave dhe grave posaçërisht, dërgoja për dijeni të gjithave në rradhë,  të cilat në emër të lirisë tënde dhe të vajzës time, kanë nënshkruar me dhjetra memorandume për këtë qëllim.

Bëje sot nesër do të jetë vonë./ Dritare.net

Shkruaji avokates: [email protected]
Cel 00355 692065597

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.