Kacifas/ “Vrasjet dhe përplasjet” sot në “Dritare me Rudinën”

“Dritare me Rudinën” sjell sonte në orën 21:00 në televizionin News24, një panel ekspertësh të policisë, politikës, diplomacisë e medias për vrasjen e 35-vjeçarit homogjen grek në Bularat dhe përplasjen që shkaktoi.

A mund të evitohej vrasja? A kishin punuar apo munguan shërbimet sekrete për të parandaluar atë? Përplasja e deklaratave me Athinën, përplasja e deklaratave këtu në Tiranë dhe frika e shqiptarëve në Greqi, për pasoja nga qeveria Cipras. A rrezikojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke? Po marrëveshja Shqipëri-Greqi?

LEXO DHE :  Bixhozi, Rama: Çmenduri që duhet të ndalojë, ja kur e mora vendimin!

Për të gjitha këto ndiqni sonte “Dritare me Rudinën” ku të ftuar janë Bashkim Zeneli ish-ambasador në Greqi, Thoma Miço jurist ish-deputet, Spartak Ngjela jurist ish-deputet, Aleksandër Çipa gazetar dhe Erzen Breçani ish-shef i Forcave Speciale. Sonte në orën 21.00 në Neës24, “Dritare me Rudinën”./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.