Juventus i pandalshëm, fiton ndeshjen e 18 në Serie A
E Hënë 21 Janar 2019, 23:11
Dritare.net
Juve fitoi me rezultatin e thellë 3:0.
Bardhezinjtë arritën të kalojnë në epërsi me golin e realizuar nga Douglas Costa në minutën e 13-të.
Juve dyfishoi rezultatin në fundin e pjesës së parë me Emre Can. Në pjesën e dytë Ronaldo shpërdoroi edhe një penallti. Goli i tretë erdhi nga Daniele Rugani që shënoi me kokë.
Juventusi shkon në 56 pikë pas 20 ndeshjesh, plot 9 më shumë se Napoli i vendit të dytë./ I.M-Dritare.net