Justin Bieber dhe Selena Gomez, një çift që e do instagrami
E Premte 6 Maj 2016, 11:11
Dritare.net
Një foto ku Bieber dhe Gomez puthen ka marrë 3.5 milionë pëlqime, duke vënë rekordin si fotoja më e pëlqyer në Instagram.
Fotoja është shkrepur gjatë një dite pushimi në plazh, ku të dy shihen me rroba banjo e me syze dielli. Përpos 3.5 milionë pëlqimeve, kjo foto ka edhe 1 milion komente nga fansa dhe kritikë të dy këngëtarëve.
Rekordi për foton më të pëlqyer në Instagram mbahej nga Kendall Jenner, por tashmë modelja është 7 mijë “like” mbrapa Justin Bieber dhe Selena Gomez.