Justin Bieber dhe Hailey Baldwin, së shpejti, ceremoni martesore
E Martë 27 Nëntor 2018, 08:08
Dritare.net
Edhe pse të martuar, ata nuk duan ta lënë me kaq. Justin dhe Hailey duan të bëjnë një ceremoni martesore.
Burime pranë çiftit thonë se ata duan të betohen para shokëve, familjarëve dhe zotit.
“Ata duan të festojnë hapur martesën e tyre. Kjo është arsyeja pse Hailey vendosi të ndryshojë mbiemrin e saj. Ajo është shumë e lumtur me martesën e saj, dhe të dy po planifikojnë një ceremoni martesore”, tha burimi.
Mesa duket Justin dhe Hailey nuk e quajnë të plotë martesën, po nuk bënë dhe ceremoninë./E.B-dritare.net