Juncker: BE-ja s’është në rrezik, pavarësisht Brexit

Kreu i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker bëri thirrje për unitet mes vendeve anëtare në fjalimin e tij vjetor mbi gjendjen e organizatës. Bashkimi Evropian po përjeton tensione në rritje mes anëtarëve të tij pas votës së Britanisë për t’u larguar nga BE-ja.

Zoti Juncker tha se Bashkimi Evropian duhet të mbetet në relata miqësore me Britaninë, megjithë votën pro daljes nga BE-ja, por ai shtoi se britanikët nuk duhet të presin se do të kenë të njëjtat lehtësira për qasje në tregun e përbashkët të organizatës, pasi të shkëputen zyrtarisht:

“Mendoj se duhet t’i shohim drejt në sy ata që po na ndjekin nga larg. Miqtë dhe partnerët tanë në botë e kanë ndjekur me shumë keqardhje Brexitin dhe pyesin veten nëse ky është fillimi i shpërbërjes së Bashkimit Evropian. Më lejoni ta them këtu sot se ne e respektojmë, por njëkohësisht na vjen keq për largimin e Britanisë; megjithatë Bashkimi Evropian nuk është në rrezik”.

Zoti Juncker i bëri thirrje Britanisë të fillojë negociatat e shkëputjes sa më parë në mënyrë që të dyjat palët të fillojnë të ecin në drejtimet përkatëse, njofton VoA.

LEXO DHE :  Video/ Pamjet me dron, nga protesta e studentëve

Pasi britanikët votuan në qershor për shkëputje, udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë përballur me probleme për ruajtjen e unitetit mes vendeve lindore të cilat kërkojnë reduktimin e kompetencave qendrore që mban Brukseli si dhe të strukturave burokratike.

Përçarjet mes vendeve të ndryshme dolën në pah dje, kur ministri i jashtëm i Luksenburgut Jean Asselborn kërkoi pezullimin e Hungarisë nga BE-ja, pasi tha se në atë vend refugjatët po trajtohen si “kafshë”.

“Një vend që vë gardhe për të penguar refugjatët e ardhur nga lufta, apo që shkel lirinë e shtypit dhe lirinë e gjyqësorit, duhet pezulluar përkohësisht orse ndoshta përgjithëmonë nga BE-ja,” tha zoti Asselborn.

Ministri i jashtëm hungarez u përgjigj me një deklaratë ku e ofendonte homologun nga Luksenburgu duke e quajtur “peshë e lehtë në diplomaci” dhe se nuk mund t’i merrte njeri seriozisht fjalët e zotit Asselborn, pasi pikëpamjet e tij ishin në vijën e Bashkimit Evropian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.