Julio Cesar tregon si e bëri Messin të qante

Portieri legjendar i Brazilit, Julio Cesar, do të luajë ndeshjen e fundit në futboll dhe stadiumi “Maracana” do të ngrihet në këmbë për të.

Portieri që bëri histori me Interin tregon sekretet e karrierës së tij dhe mes të tjerash ndalet te pritja më e bukur që ka bërë ndonjëherë.

Ai veçon pritjen ndaj Lionel Messit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, e cila i siguroi kualifikimin Interit dhe bëti që sulmuesi argjentinas të shpërthente në lot pas ndeshjes.

LEXO DHE :  Foto/ Si ka ndryshuar 10 vjetët e fundit Shqipëria dhe Tirana!

Cesar tregon:

Të gjithë thonë që pritja më e mirë është ajo kundër Mesit në gjysmëfinalen kundër Barcelonës dhe ndoshta kanë të drejtë. Në atë ndeshje, në ato momente, kundër një rivali të tillë… Ne portierëve na mësojnë se pritjet e bukura janë ato më të rëndësishmet dhe ajo ishte shumë e rëndësishme. Kur pashë që i mohova golin Messit, kuptova që ishim kuaalifikuar”, tregon ai./d.m-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.