Ju tregojmë një shtëpi në Tiranë, ku detajet bëjnë diferencën
Dritare.net
Rezultatin na e tregon arreduesja Viktoria për Dritare.net.
Ajo blen banesa në Tiranë, të cilat janë në gjendje të keqe dhe me profesionalizmin e vet i jep një “dorë magjike”. Aq saqë, kur i sheh, harron se ku je.
Shtëpia e mëposhtme ndodhet në zonën e 21 Djetorit dhe siç edhe ju e shihni karakterizohet nga ngjyrat neutrale.
“Mua më pëlqejnë shumë ngjyra e bardhë dhe e zezë, ndaj edhe shumë prej kombinimeve janë në këto nunanca. Por, kjo është edhe një zgjedhje, në mënyrë që ata të cilët e blejnë, ta kenë të lehtë për të kombinuar, ose nëse duan edhe ndryshuar.
[caption id="attachment_301157" align="alignnone" width="1280"] Shtëpia, para transformimit[/caption]
Shtëpia e mëposhtme para se ne të kryenim punimet, ishte në kushte jo të mira. Kemi ndryshuar gjithçka, që nga tubacionet, suvatimet, kabujt elektrikë e deri tek detajet e interierit. Dhe i gjithë ndryshimi është bërë për më pak se 3 javë, me një punë intensive.
[caption id="attachment_301162" align="alignnone" width="720"] Shtëpia, pas transformimit[/caption]
Të gjithë orenditë apo instalimet janë cilësore, unë kur e marr një shtëpi, e konsideroj si të ishte për mua. Dhe i marr në dyqanet më të mira në kryeqytet. Por, ato që bëjnë diferencën janë detajet, pasi unë e dua të bukurën. Ndaj, jam e kujdesshme që çdo gjë të jetë ashtu siç duhet, e bëj me shumë pasion.”
Kjo është shtëpia ideale për familjarë, çifte dhe kur të kthehen nga puna, të qetësohen sapo të hyjnë në derë. Por, është shtëpia e duhur edhe për ata persona që janë single , sepse nuk duhet të kesh një partner për të pasur një shtëpi të tillë. Ndaj po do edhe ti një shtëpi të tillë, shko te te Rexhina, pasi veç atje mund ta gjesh këtë shtëpi./a.f/Dritare.net