Ju tregoj Iranin, siç e pashë unë!

Nga Isa Myzyraj

Unë isha 10 ditë në Iran, këtë dhjetor dhe dua t’ju tregoj gjërat më interesante që gjeta aty.

-Vetëm Tehrani kishte rreth 2000 parqe.

– Nëse porosit birrë iraniane në një kafe, mos u çudit kur të vijë limon i shtryshur. Por mund të gjesh edhe birra të ndryshme pa alkool.

-Vajzat dhe djemtë në një urban, duhet të hipin në dy pjesë të ndara të autobusit.

-Një vajzë në Iran nuk lejohet të dalë jashtë pa shall në kokë (jo shami)

– Stili i veshjeve ishte tërësisht perëndimor, si tek djemtë edhe tek femrat.

– Mund të gjeje dyqane Adidas origjinale në Tehran.

– Një litër benzinë kushtonte vetë 100 lekë të vjetra, ndërsa një litër naftë 130 lekë të vjetra.

– Pothuajse çdo femër bën operacion plastik në hundë.

– Nëse dëshiron të pish alkool, e ke të pamundur, është i ndaluar.

-Në të gjithë vendin nuk mund të gjesh loto sport, ose çdo formë bixhozi.

– Protesta është e lejuar, madje në fotot më poshtë mund të shihni një protestë ku qytetarët kërkojnë rrugë për biçikleta.

LEXO DHE :  Pyetja provokative/ Çfarë do bënte Petro Koçi nëse PS do dilte nga Parlamenti?!

– Tërmetet janë të shpeshta dhe të mëdha, dhe për këtë arsye kur ndërtohet një shtëpi ose pallat, kolonat që ne i bëjmë nga betoni ata fillimisht i bëjnë me çelik.

– Nëse një mashkull dëshiron të kthehet në femër, operacionin ia paguan shteti.

-Ekziston një polici e veçantë që quhet “policia e sjelljes ose etikës”

-Në Tehran mos u çudit kur në një butik ose bar-kafe, të dëgjosh muzikë shqip.

 

View this post on Instagram

 

Muzike shqip ne Teheran😍😍😍 @arilenaaraa

A post shared by Dritare.net (@dritare_net) on

-Bileta e urbanit kushton vetëm 100 lekë të vjetëra.

– Një kamerier në një kafe normale në kryeqytet paguhet 170 deri 200 dollarë.

-Monedha iraniane është riali ose tumani, që 1 euro këmbehet me 12000 rial ose 1200 tuman.

-Në një radio iraniane ka program të veçantë në gjuhën shqipe, ku ndër të tjera lexohen edhe poezitë e Naim Frashërit.

-Në çdo vakt ushqimor nuk mungonte orizi, i gatuar në disa mënyra./ Dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.