Ju se dini, por këto janë përfitimet që merrni nga ecja!

Sipas mjekësisë dhe shkencës, ecja zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kronike dhe konsiderohet si një “drogë e çuditshme” nga mjekët.

Ecja është një formë e mirë stërvitjeje për shëndetin, sepse nëpërmjet saj rregullohen rrahjet e zemrës, dhe ka ndikim të madh pozitiv në shëndetin tuaj, në përgjithësi.

Ushtrimet e zellshme dhe të vrullshme janë të mira për shëndetin, por mund të shkaktojnë dhimbje në nyje dhe kyçe dhe eshtra.

Dritare.net sjell përfitimet kryesore që marrim nga ecja.

1. Ecja rregullon presionin e gjakut.

Një studim nga Korea zbulon se 40 minuta ecje ditore redukton nivelin e presionit të gjakut të njerëzve me hipertension. Mjekët që kryen studimin thonë se është e rëndësishme  të bëjmë zgjedhje të përshtatshme për të marrë rezultate të mira.

2. Ecja lufton kancerin e gjirit te femrat.

Shoqata Amerikane e Kancerit  rekomandon 7 orë ecje në këmbë dhe rreziku nga kanceri i gjirit pas menopauzës zvogëlohet me 14%.

Gratë që ecnin më shumë se 7 orë,  dhe me një ecje të shpejtë kishin 25% më pak shanse të prekeshin nga kanceri i gjirit. Aktiviteti fizik lufton kancerin e gjirit.

3. Ecja redukton rrezikun nga diabeti.

Një studimi  i vitit 2012 tregon  se ecja nga 3 mijë deri 7 mijë hapa në ditë, trajton ose parandalon diabetin e tipit 2. Gjithashtu, sugjeron që njerëzit të bëjnë shëtitje pas orëve të gjata ulur. Me fjalë të tjera ecja zvogëlon rrezikun nga diabeti.

4. Ecja ndihmon në prodhimin e vitaminës D.

Një studim 30-vjeçar, shkencor, ka zbuluar  se vitamina D është shumë e lidhur me eshtrat e brishta, thyerjet dhe vështirësitë në ecje.

LEXO DHE :  Si do jetë moti, e martë 19 qershor

Prandaj është e nevojshme të ecësh 15-30 minuta, ndërkohë të jetë edhe diell. Në këtë mënyrë ju krijoni një mburoje kundër kancerit, sklerozës dhe diabetit, dritare.net ju sugjeron të mos harroni vendosjen e kremit mbrojtës.

5. Ecja rrit kreativitetin.

Një studim vërtetoi se krijimtaria e një personi rriten edhe më shumë kur bën ecje për një kohë të shkurtër. Ecja si brenda dhe jashtë, është efektive. Shumë njerëz e kanë shprehur se idetë e tyre më të mira ju kanë ardhur kur ishin duke ecur.

6. Ecja forcon sistemin imunitar.

Studiuesit e Universitetit Shtetëror Appalachian, në Karolinën e Veriut,  zbuluan se një ecje me ritëm mesatarisht 30-45 minuta në ditë, është mënyra më e mirë për të mbrojtur trupin tuaj nga ftohjet e zakonshme.  Imuniteti forcohet me ecjen dhe mbron shëndetin e njeriut.

7. Ecja ndalon dëshirën për ëmbëlsira.

Një studim i botuar në revistën “Appetite” tregonte se ecjet e shkurtra mund të frenojnë dëshirat tuaja për ëmbëlsira. Studimi tregoi që jo vetëm ecja e parandalon, por çdo lloj aktiviteti fizik. Stresi të çon në konsumim ëmbëlsirash dhe me ecjen largon edhe stresin, edhe dëshirën për sheqer.

8. Ecja ngadalëson plakjen.

Ulja e lëvizshmërisë sjell një plakje më të shpejtë, ndërsa ecja provon të kundërtën. Ecja, sipas studimeve jo vetëm mban lëkurën e forcuar, por parandalon  edhe plakjen./E.B-dritare.net

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.