Ju s’e dini, por këto 7 ushqime që ju jepni fëmijëve janë të dëmshme!

Fëmijët fillojnë të hanë ushqime me shumë sheqer që në moshë shumë të vogël. Kjo redukton ndjeshmërinë e tyre, kështu ushqimi normal nuk ju duket i shijshëm. Ka shumë ushqime që fëmijët nuk duhet t’i hanë për shkak të karakteristikave fiziologjike të trupit. Dritare.net ju njeh me disa ushqime të dëmshme për  shëndetin.

1. Lëngjet

Lëngjet janë shumë të popullarizuara për fëmijët, por nuk janë të shëndetshme. Një gotë lëng përmban 5-6 lugë sheqer të tretur, i cili absorbohet menjëherë në qarkullimin e gjakut dhe është i dëmshëm për metabolizmin e karbohidrateve. Dritare.net ju sugjeron që fëmijëve t’u jepni fruta në vend të lëngjeve, sepse frutat kanë fibra.  Ose mund t’u jepni  fruta të shtrydhura.

2. Kosi

Kur blini kos, shikoni gjithmonë përbërësit. Mos blini kos që nuk ruhet të frigorifer, dhe blini kos natyral dhe jo të ëmbël. Kosi me fruta përmban shumë sheqer, yndyrë, kalori dhe çon në mbipeshë dhe rrit rrezikun e diabetit.

3. Drithërat

Drithërat nuk janë të shëndetshme edhe pre reklamat thonë se kanë minerale dhe vitamina. Në fakt, këto ushqime nuk përmbajnë elementë të shëndetshëm, por kanë shumë sheqer. Të gjithë elementët e shëndetshëm të misrit, grurit etj, largohen gjatë prodhimit. Me këtë lloj ushqimi nuk shuhet uria, dhe zëvendësimi më i mirë do të ishte tërshëra.

LEXO DHE :  Frymëzuese/ 18-vjeçarja me protezë, e treta më e bukura në Itali

4. Mjalti

Pa bërë dy vjeç, fëmijët, nuk duhet të hanë mjaltë, sepse mund të shkaktojë reaksion alergjik. Mjalti  mund të përmbajë disa baktere që çojnë në një  sëmundje serioze infektive.

5. Rrushi

Rrushi përmban vitaminat dhe mineralet që fëmija ka nevojë, por ata nuk duhet t’i hanë, sepse ata janë të rrëshqitshme dhe fëmijët mund të mbyten. Gjithashtu, rrushi është shumë i vështirë për t’u tretur te fëmijët. Dritare.net sugjeron që për fëmijët deri 2 vjeç, rrushin ta zëvendësoni me banane.

6. Multivitamina për fëmijë

Vitaminat janë terma shumë të diskutueshëm dhe për prindërit edhe më shumë.  fëmijët është e nevojshme të marrin vitaminat e domosdoshme dhe jo shtojca.

7. Milkshake-t

Të gjithë mendoni se një milkshake është më i shëndetshëm sesa një pije e gazuar, por e vërteta është se ata janë njësoj të dëmshme, sepse përmbajnë yndyrë dhe sheqer. Pirja e tyre çon në sëmundje të zemrës./E.B-dritare.net

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.