Yacob u kualifikua vetëm me arsyen e përvojës të gjatë që kishte pasur në Parlament, dhe ky fakt bëri që ajo të kalonte automatikisht në bazë të rregullave të nominimit.
Disa kritikë thanë se mungesa e zgjedhjeve aktuale është e padrejtë dhe jodemokratike. Departamenti i zgjedhjeve i Singaporit deklaroi se vetëm një certifikatë e pranueshmërisë ishte dhënë për Yacob .
Të dy kandidatët Mohamed Salleh Marican dhe Farid Khan nuk arritën të plotësojnë kërkesat për tu përzgjedhur.
Gjithashtu kishte edhe kërkesa të tjera për zgjedhjen e preseidentit në vend. Presidenti i zgjedhur duhet të ishte vendas.
Presidentja Yacob ju përgjigj kritikëve në një deklaratë pas konkursit: "Megjithëse nuk ka zgjedhje, përkushtimi im për të shërbyer mbetet i njëjtë".
Vitet e saj të shërbimit publik duket se mbështesin atë deklaratë. Duke e bërë atë një Presidente të denjë për vendin, edhe pse e para Presidente e para femër që zgjidhet./A.C/dritare.net