Ju njohim me Arturin, djalin e patinave të Tiranës!
Dritare.net
Ai është Artur Havalja, 21 vjeç, student i shkencave kompjuterike. Arturi punon për një kompani që zhvillon software këtu në Tiranë, por pasioni i tij më të madh janë patinat. Që i vogël Arturi ka ushtruar sportin e patinimit, bashkë me disa miq të tij të fëmijërisë. Ajo që filloi thjesht si një lojë sa për të kaluar kohë, do shndërrohej më vonë në pasion pa fund për Arturin.
Jeta e ngjeshur me aktivitete, punë dhe shkollë bashkë, deshi ta pengojë Arturin për të ushtruar pasionin e tij, por ai nuk e la. Duke parë që nuk kishte shume kohë të lirë, ai vendosi t'i bashkëngjisë përditshmërisë së tij dhe pasionin, duke udhëtuar me patina rrugëve të Tiranës e përdorur ato si mjet transporti. Kohë kursente, pasionin e ushtronte, por Arturi nuk u mjaftua me kaq. Ai donte që pasionin e tij ta ndante me të tjerë, donte t'i tregonte të tjerëve se gjithmonë gjendet koha për çështjet e zemrës.
Kështu ai mori një nismë, sillej e lëvizte rrugëve të Tiranës dhe filmonte vazhdimisht. Videot i publikonte në Instagramin e tij arty_hi. Videot e tij që prezantonin nismën për ta bërë më të famshëm sportin e patinave morën shumë share nga faqe dhe persona si Erion Kristo, Olti Curri, Albana Osmani, Florian Binaj, madje edhe nga Kryetari i Bashkisë, Veliaj që i shpërndau në Instagramin e tij. Dhe kështu u bë e famshme kauza e Arturit.
"Me këto video dhe këtë nisme, unë dua t'i bëj njerëzit të kuptojnë që secili mund të marrë guximin për të bërë gjërat që do, si i do, kurdo dhe kudo, pa komplekse dhe pa kompromise", thote ai për dritare.net. "Sado angazhime të ketë një person, ka gjithmonë opsione për problemet që i lindin, ka gjithmonë kohë për pasionet e zemrës.", shton me shumë optimizëm Arturi.
[video width="640" height="1136" mp4="http://dritare.net/wp-content/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-07-at-11.19.15.mp4"][/video]
Dhe kështu është në fakt, një person optimist, që mendon më shumë për zgjidhjet, sesa problemet, një person të cilën dëshirën e ka më të fortë se mërzinë, gjithmonë gjen pak kohë për veten dhe ëndrrat e tij.
Pasionin e tij, që shumë njerëz e konsiderojnë thjesht si një lojë fëmijësh, Arturi dëshiron ta shndërrojë në trend për qytetin e Tiranës, "sepse patinat", thotë ai, "janë mjet shumë efikas transporti". Më përpara kemi qenë disa veta që patinonim, por u rritëm dhe sikur hoqëm dorë. S'mund ta lejoja këtë, patinimi është pasioni im, unë e dua shumë, dua edhe që të tjerë që e kanë si pasion, ta ushtrojnë e të formojmë të gjithë bashkë një klub në Shqipëri. Kështu do ishte edhe më qejf", ka thënë ai për dritare.net.
Historia e Arturit na frymëzon të gjithëve, që pavarësisht moshës apo kohës, nëse duam, ne mundemi!/dritare.net
[video width="640" height="352" mp4="http://dritare.net/wp-content/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-07-at-11.16.12.mp4"][/video]