Ju janë nxirë bananet? Mos i hidhni, por përgatisni këtë kek të shijshëm
Dritare.net
Përbërësit që nevojiten janë:
285g miell të gjitha tipave
1 lugë çaji sodë buke
½ lugë çaji kripë
110g gjalpë
225g sheqer të imët ose sheqer kaf
2 vezë
5 banane
Mënyra e përgatitjes:
Paraprakisht nxeheni furrën në 180 gradë celsius. Në një enë të madhe përzieni miellin me kripën dhe sodën e bukës. Në një tjetër enë të madhe përzieni në formë kremi gjalpin (në temperaturë ambienti) me sheqerin. Përzieni dy vezët veç dhe shtojani kremit të gjalpit me sheqer. Përziejini mirë derisa të arrihet një masë homogjene. Në një enë tjetër shtypni mirë me pirun 5 bananet dhe këtë shtojani masës së gjalpit me sheqer dhe vezë. Të gjithë këtë, hidheni tek ena me miell dhe përziejini mirë. Në një enë, të cilën e keni lyer paraprakisht me gjalpë ose vaj vegjetal hidhni të gjithë brumin e përftuar dhe piqeni për 60-65 minuta. Ju bëftë mirë./d.r-dritare.net